Sipas Human Rights Watch, forcat ruse që po luftojnë në Ukrainë, kanë përdorur në lindje të rajonit Kharkiv, mina që ndalohen me ligj.
Kjo organizatë ndërkombëtare ka njoftuar se minat e ndaluara janë lokalizuar nga njësitë ukrainase të deminimit.
“Rusia është e njohur për posedimin e minave të tilla që mund të vrasin njeriun në një rreze prej 16 metrave”, thuhet në kumtesën e HRW – duke shtuar se Ukraina mina të tilla për këmbësori nuk posedon.
“Vendet nga e mbarë bota do të duhej të dënonin Rusinë për përdorimin e minave të këtij lloji në Ukrainë”, tha Steve Goose, drejtor i Humans Rights Watch.
Që nga viti 1997 minat e llojit të tillë janë të ndaluar me ligj – pra që nënkupton se ato nuk duhet përdorur, prodhuar apo mbledhur nëpër depo.
E Rusia nuk është anëtare e një marrëveshje të arritur mes 164 vendeve. /arbresh.info/
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë