Lajm i mirë për Interin, një javë para ndeshjes në Torino kundër Juventusit, që mund të vlejë shumë për këtë sezon.
Lautaro Martinez ka marrë rezultatin negativ të testit të fundit të Covid-19, dhe gjithashtu është rikthyer në stërvitje në Appiano Gentile.
Argjentinasi rezultoi pozitiv para pak ditësh dhe nuk mundi të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij, e cila tashmë ka marrë kualifikimin për Katar 2022.
Sa i përket të lënduarve, Brozovic dhe De Vrij vazhdojnë të stërviten veçmas, duke shpresuar që të martën të rikthehen në grup dhe të jenë gati për ndeshjen e madhe ndaj Juventusit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës