Ministrja Haxhiu thotë se nuk kanë për qëllim që të vendosin njerëzit e tyre në sistemin e drejtësisë, ashtu siç ajo pretendon se bëri opozita e sotme sa ishte në pushtet.
Për procesin e Vettingut në Telegraf ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo thotë se Vettingu është kërkesë e shoqërisë.
“Ndër prioritetet kryesore në fushatën tonë zgjedhore kanë qenë drejtësia dhe punësimi. Për Vettingun ne kemi përkrahjen e plotë të organizatave të shoqërisë civile. Pra, jemi në një linjë. Por organizatat e shoqërisë civile mendojnë se ne ende nuk kemi arritur ta bindim Bashkimin Evropian për nevojën e Vettingut në drejtësi”.
Ajo megjithatë thotë se ka pasur takime të shumta me ndërkombëtarët pikërisht për të bindur ata për nevojën e Vettingut.
“Edhe në Raportin e Progresit dhe Raportin e DASH vlerësohen problemet e shumta që kemi në sistemin e drejtësisë. Ne kemi filluar reformën në drejtësi pikërisht duke u bazuar mbi raportet e ndërkombëtarëve”.
Ministrja e Drejtësisë ka thënë se nuk do të ketë “hakmarrje” ndaj opozitës me procesin e Vettingut.
“Atë që ka bërë opozita e sotme sa ka qenë në pushtet ne kurrë nuk do ta bëjmë. Këta kanë dërguar në sistemin e drejtësisë njerëzit e tyre, ne nuk veprojmë ashtu”.
“Dy herë kam takuar opozitën dhe jam munduar t’i qetësojë nëse përnjëmend e kanë një mendim të tillë [hakmarrje përmes Vettingut]. Në një mekanizëm të tillë do të ketë rol edhe Kuvendi dhe partnerët ndërkombëtarë. Qeveria nuk ka kompetencë në këtë rast. Ne kemi kompetencë deri sa i dërgojmë në Kuvend”.
Duke folur për procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit, Haxhiu thotë se nuk është e kënaqur me zhvillimin e procesit dhe ajo thotë se procesi duhet të fillojë nga e para.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit