Edicioni i 17 – të i festivalit “Kënga Magjike” mbylli sot natën e dytë gjysmëfinale.
Këtë mbrëmje, 22 artistë performuan live në skenën e “Pallatit të Koncerteve”.
E veçanta e mbrëmjes ishin emocionet që solli improvizimi i rubrikës “Ka një mesazh për ty” për një çift të rinjsh dhe magjia e iluzionistit italian Otavio Beli.
Nën drejtimin e Ardit Gjebresë dhe Almeda Abazit, me regjinë e Aldon Lipes dhe Iv Tases, “Kënga Magjike” vjen sërish të shtunën në 20:10 në natën finale.
Drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan, në garë për një nga trofetë dhe për çmimin e madh do të jenë 20 këngëtarë.
Tv Klan
Policia e Durrësit liron 3 hapësira plazhi, sekuestron 70 ça...
Realizohet seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes në Ko...
Katër klube pas Ismajlit, sytë e tij kah kryeqyteti italian
Raportohet se Ministri i Jashtëm i Iranit do të takohet me f...
Shkon në 89 numri i të plagosurve nga sulmi iranian në spita...
Miftaraj ironizon bllokadën politike: Sfilata e 34-të në Kuv...