
French President Emmanuel Macron speaks during a media conference after an EU summit in Brussels, Friday, March 25, 2022. After a first day of talks dedicated to the war in Ukraine, EU leaders turned their focus to energy policy as they try to agree on measures aimed at curbing skyrocketing electricity prices at a summit in Brussels. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të flasë me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar termat dhe kushtet e një “operacioni të jashtëzakonshëm humanitar” për evakuimin e civilëve në Mariupol, njoftoi ai në një konferencë për shtyp të premten, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.
“Kemi pasur diskutime shumë konkrete sot me kryebashkiakun e Mariupolit dhe autoritetet përkatëse ukrainase,” u tha Macron gazetarëve në Bruksel pas një samiti të BE-së. Më pas do të negociojmë me palën ruse.
Operacioni do të kryhet me Turqinë dhe Greqinë për të evakuuar civilët që duan të largohen nga qyteti i rrethuar, sipas Macron.
Gjatë thirrjes Macron-Putin, Franca do t’i kërkojë Rusisë të heqë rrethimin e Mariupolit, në mënyrë që civilët që dëshirojnë të largohen të mund të evakuohen dhe ndihma humanitare të mund të hyjë për ata që zgjodhën të qëndrojnë, saktësoi Pallati Élysée pas konferencës për shtyp./Arbresh.info
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...