Spotify tha se do të tërhiqet nga Rusia për shkak të ligjeve të reja ruse që godasin kompanitë mediale apo ato online.
Për lajmet për pushtimin rus të Ukrainës, që cilësohen si “lajme të rreme”, bartin një dënim deri në 15 vjet burgim në Rusi.
Në një deklaratë për media, Spotify tha se rregullat “kufizojnë edhe më tej qasjen në informacion, eliminojnë lirinë e shprehjes dhe kriminalizojnë një sërë lajmesh dhe vënë në rrezik jetën e punëtorëve të Spotify dhe potencialisht edhe të dëgjuesve tanë”.
“Duke shqyrtuar opsionet tona dhe rrethanat aktuale, ne kemi vendosur që të pezullojmë plotësisht shërbimin tonë në Rusi”, tha kompania, tranmeton rel.
Spotify, që më së shumti njihet për platformën e transmetimit të muzikës, po ashtu ka edhe podkaste si pjesë të modelit të tij, por edhe lajme dhe emisione për situatën aktuale.
Më herët gjatë marsit, kompania kishte mbyllur zyrën në Rusi, por vazhdoi të shiste produktet e saj në vend.
Edhe kompani të tjera ndërkombëtare kanë njoftuar për pezullimin e punës së tyre në Rusi, pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...