Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se për një vit qeverisje kanë dëshmuar se në Kosovë mund të ketë Qeveri të pakorruptuar, e cila është e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Haxhiu tregoi edhe punët e bëra në Ministrinë e Drejtësisë përgjatë një viti, ku sipas saj për një vit pune ka miratuar në qeveri 37 dokumente.
“Përveç dokumentit të vetingut janë hartuar edhe amandamente për vetingun në sistemin e drejtësisë. Ne jemi të vendosur që ky proces i rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin e së drejtës. Numri i anëtarëve në KPK do të jetë 7 dhe jo 13. Kemi bërë prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Dhuna në familje mbetet fenomen shqetësues në shoqëronë tonë ku kemi krijuar bazën ligjore për ndihmën juridike falas për viktimat e lutës”, tha Haxhiu në një konferencë për media./arbresh.info/
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...