Juventusi raportohet se është duke menduar rreth transferimit të Mohamed Salahut gjatë afatit kalimtar të verës.
E ardhmja e sulmuesit egjiptian ende është e paqartë, pasi ai së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën me Liverpoolin, transmeton Gazeta Express.
Dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian është i gatshëm të përfitojë nga kjo situatë, duke i ofruar Salahut kontratë katërvjeçare.
Gjithashtu, Juventusi thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë 29-vjeçarit pagë vjetore deri në 10 milionë funte.
Në anën tjetër, Liverpooli mendohet se do lejonte largimin e njërit prej lojtarëve kryesor gjatë afatit kalimtar të verës, për të mos e humbur atë me parametra zero në vitin e ardhshëm.
Mohamed Salah ka kontratë të vlefshme me “Të Kuqtë” deri më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes