Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbajtur stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kundër Sllovenisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.
Për dallim nga stërvitja e djeshme, e cila më shumë ishte regjenerim për lojtarët, kjo e sotmja ishte me punë intensive, ku drejtori teknik Albert Bunjaki, i cili po e udhëheq ekipin, ua ka transmetuar lojtarëve filozofinë e tij të lojsë dhe atë ]farë pret nga ta në dy ndeshjet e radhës, përcjell arbresh.info.
Para stërvitjes Bunjaki ka mbajtur një konferencë për media, ku i pranishëm ishte edhe kapiteni Edvin Kurtulush.
Bunjaki ka thënë se synimi i tij në 5 ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Evropianin 2023 është që të mirren 40 deri 50 përqind e pikëve në dispozicion, por sipas tij qëllimi kryesor është përgatitja e ekipit për kualifikimet e ardhshme që nisin në pranverën e vitit 2023.
“Nga 23 lojtarë të ftuar në këtë grumbullim, 11 prej tyre kanë të drejtë loje në kualifikimet e ardhshme dhe këtu është edhe fokusi ynë. Pra, ndërtimi i një ekipi kualitativ për ciklin e ardhshëm kualifikues”, ka thënë Bunjaki.
Ai e ka vlerësuar Slloveninë si kundërshtar shumë të fortë fizikisht, por ka thënë se këto dy ndeshje do të jenë shumë motivuese për të dhe për lojtarët. Ndërkaq, kapiteni i ekipit është shprehur optimistë para këtyre dy ndeshjeve.
“Kemi me u mundu me e përgatit sa më mirë gjeneratën e re për kualifikimet e ardhshme dhe për t’u kualifikuar në Evropian. Besoj se me këtë ekip që kemi dhe me trajnerin aktual do të bëjmë punë të mirë“, ka thënë Kurtulush.
Vlenë të theksohet se në këtë grumbullim mungon Ismet Lushaku, i cili nuk ka udhëtuar fare pasi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...