Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, ka thënë se Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në Kosovës.
Sipas Bislimit, Qeveria e Serbisë nuk ka bërë ende kërkesë zyrtare për të kërkuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, me 3 prill të këtij viti.
Ai thotë se deri më tani kanë pranuar vetëm disa modalitete nga shtetet e QUINT’it dhe OSBE-së lidhur me mënyrën se si do mund të organizoheshin këto zgjedhje në Kosovë.
“ Ka pasur kërkesa edhe nga vendet e QUINT-it dhe nga OISBE-ja që të shihen modalitetet brenda të cilave mbajtja e këtyre zgjedhjeve të mundësohet. Qeveria e Kosovës ka qenë e gatshme dhe mbetet e gatshme që të asistojë Qeverinë e Serbisë në rast se qytetarët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi përmes praktikave më të mira të vendeve të OSBE-së ose të BE-së, praktika këto që i kemi të përjetuar në rastin e zgjedhjeve që Bullgari i ka mbajtur në disa vende të BE-së apo Rumania”, tha Bislimi.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...