Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, në vijim të vizitës së tij në Turqi, ka vizituar sot spitalin shtetëror të Ankarasë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai u njoh nga nikoqirët e këtij spitali me menaxhimin, punën, angazhimet dhe për kujdesin e lartë shëndetësor që ofrohet për pacientët të kërkojnë shërbime në këtë spital.
Po ashtu, ministri Latifi, u shpreh se është i gatshëm për bashkëpunim dhe se institucioni që drejton ai, ka në qendër të shërbimit pacientin dhe se sukseset mund të arrihen vetëm me punë, angazhim dhe pacientët të kënaqur, thuhet
Me që për shumë qytetar nga Kosova, ky spital ka kryer shërbime të ndryshme, ministri Latifi, gjatë kësaj vizite takoj qytetarin nga Kosova, respektivisht nga Peja, A.K., i cili kishte ardhur në këtë spital për shërim.
Pacientit në fjalë, ministri Latifi i uroj shërim të shpejtë dhe falënderoj stafin shëndetësor të këtij spitali për kujdesin e treguar./arbresh.info/

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...