Policia dhe ATK-ja aksion në dy klinika për transplantimin e flokëve në Prishtinë

11:44 | 22 Mars 2022
A Z

Mëngjesin e kësaj të marte në qendër të Prishtinës ka nisur një aksion i hetuesve tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të asistuar nga Policia e Kosovës.

Aksioni është duke u zhvilluar në dy lokacione të ndara, përkatësisht në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.

Për këtë aksion është deklaruar  për arbresh.info edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 sot në qendër të Prishtinës në dy lokacione të ndara. Mirëpo nuk mundem t’ju japim informata deri në përfundim sepse mund të ndikojë në procesin e aksionit”, tha Bytyqi-Sefa./arbresh.info/