Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit tha se sa i përket arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, tha se kjo është një punë e vështirë. Ai pohon se janë hetuar edhe ”peshq të mëdhenj” por kanë hasur në shumë pengesa.
“Peshqit e mëdhenj për t’i vënë para drejtësisë duhet një punë e madhe, veprat e mëdha të korrupsionit bëhen në katër sy, ata që i kryejnë këto punë janë në pozita të larta shtetërore i bëjnë me profesionalizëm të lartë këto punë dhe nuk është lehtë që gjenden gjurmët dhe elementet penale”, tha ai në RTK.
Lumezi pohon se janë hetuar edhe “peshq të mëdhenj”, por gjatë këtij hetimi kanë hasur në shumë pengesa. “Kemi dështuar në disa raste dhe i kemi mbyllur hetimet, sepse është një punë e mundimshme për t’i siguruar provat”, tha ai.
“Gjatë mandatit tim ka qenë e rëndësishme luftimi i krimit të organizimit, korrupsionit, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, që ka qenë një kusht i rëndësishëm për ne”, tha ai.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...