Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me liderët evropianë për të diskutuar mbi luftën e vazhdueshme në Ukrainë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Biden ka biseduar me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, kryeministri italian Mario Draghi, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit “diskutuan shqetësimet e tyre serioze në lidhje me taktikat brutale të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet e saj ndaj civilëve”.
“Ata theksuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke përfshirë dhënien e ndihmës për sigurinë ukrainasve të guximshëm që po mbrojnë vendin e tyre nga agresioni rus, dhe ndihmën humanitare për miliona ukrainas që kanë ikur nga dhuna”, shtohet në deklaratë.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...