
Oliver Jens Schmitt Professor fu?r Su?dosteuropäische Geschichte an der Universität Wien
Studiuesi i historisë, Oliver Schmitt, ka folur për luftën në Ukrainë.
Schmitt ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë, është një ndër katastrofat më të mëdha humanitare prej Luftës së Dytë Botërore.
“Kemi 10 milionë të shpërngulur. Ajo që po ndodh është katastrofë e vërtetë. Ndër më të mëdhatë prej Luftës së Dytë Botërore”, thotë ai.
Schmitt tutje flet edhe për qasjen e vendeve të BE-së ndaj agresorit, që në këtë rast është Rusia.
Ai thotë se Gjermania u lidh shumë me Rusinë gjatë lidershipit të Angela Merkel. Për këtë arsye, ai thotë se gjermanët e patën të vështirë të reagojnë ndaj Rusisë.
“Gjermania krijoi lidhje të forta me Rusinë gjatë udhëheqjes së Merkel. Gjatë atyre viteve ushtria gjermane u shkatërrua gati tërësisht dhe Gjermania u var nga gazi rus”, thotë ai në T7.
“Gjermania nuk është gati të reagojë ndaj Rusisë”, shton tutje Schmitt.
Historiani austriak po ashtu thotë se shumë shtete të tjera të BE-së janë të papërgatitura për luftë dhe varen nga SHBA-ja për mbrojtjen e tyre.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...