Reparti Special RENEA, elita e Policisë së Shtetit e Shqipërisë, u rendit e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota, në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai.
Nga data 13-17 mars u zhvilluan garat policore SWAT Challenge 2022, me pjesëmarrjen e 41 ekipeve të forcave speciale nga e gjithë bota.
Për ekipin e RENEA-s është hera e parë që merr pjesë në këtë aktivitet, në një kohë që ekipet e tjera morën pjesë për të katërtin vit radhazi.
Paraqitja e ekipit elitë RENEA ishte dinjitoze. Që në ditën e parë, skuadra e RENEA-s u rendit në vendin e 10-të, duke lënë pas forca elitë evropiane e botërore.
Tek ekipi i RENEA-s, komentatorëve u ra në sy shpirti i garës, kompaktësia e veprimeve taktike në grup, rezistenca, disiplina si dhe përgatitja e lartë fizike.
Garën e fundit, kalimin e Brezit të kalitjes, ekipi i RENEA-s e përfundoi me sukses, në një kohë kur 19 ekipe, nga 41 që ishin pjesëmarrëse, e ndërprenë garën në mes, pa e përfunduar atë, pasi nuk e përballuan ngarkesën e lartë fizike.
Edhe këtë garë, RENEA jo vetëm që e përfundoi, por edhe u rendit para shumë ekipeve të forcave speciale elitë të botës./ATSH/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...