Ka ardhur një lajm i keq për Real Madridin në lidhje me Karim Benzeman, pasi sulmuesi nuk e filloi stërvitjen me shokët e tij përpara El Clasicos. Prandaj, ai do të mungojë të dielën mbrëma në Estadio Santiago Bernabeu.
Francezi kërkoi të largohej të hënën e kaluar në fund të ndeshjes së Real Madridit kundër Mallorcas.
Ai ndjeu dhimbje dhe shkoi në stol, gjë që shkaktoi shqetësim, por kishte shpresë se ai do të ishte i aftë për ndeshjen kundër Barcelonës pasi bëri disa komente pozitive pas ndeshjes.
Testet e së premtes në Valdebebas ishin pozitive, gjë që ishte një lajm i mirë për Carlo Ancelottin. Megjithatë, këtë të shtunë ai nuk u ndje mjaftueshëm në formë dhe kështu nuk doli në fushën stërvitore me pjesën tjetër të ekipit.
Real Madrid humbet kërcënimin kryesor në sulm ndaj Barcelonës. Blaugranët janë skuadra e katërt e preferuar e Benzemas për të shënuar, duke shënuar 11 gola në karrierën e tij kundër katalanasve, ndërsa ata janë skuadra kundër të cilave ai ka dhënë më shumë asistime, me dhjetë në total. /Telegrafi/
https://twitter.com/realmadrid/status/1505126278680166402?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505126278680166402%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkarim-benzema-mungon-zyrtarisht-real-madridit-ne-el-clasico%2F
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...