Gjatë protestës një qytetare ka folur në lidhje me transportin publik në vendin tonë duke bërë një krahasim me vendet Evropiane. Ky krahasim i saj lidhet me deklaratat e ministreve që u kanë sugjeruar qytetarëve që të përdorin transportin publik.
“Unë dua t’i përgjigjem dy ministreshave, dua të bëj disa llogari me to. Ibrahimaj tha se me 130 euro s’jemi të varfër, Balluku tha se s;duhet të marrim makinat. Unë do të doja të isha qytetare normale europiane, të merrja autobusin dhe për 5 minuta të më çonte në punë, pa humbur orë nga jeta. Do merrja qenin, do lexoja në tren, si zonjë do shkoja e pa stresuar në punë, por çfarë ndodh kur përdor transportin publik këtu. Unë ngrihem herët, marr makinën e çoj fëmijën në kopsht, pastaj marr autobusin në Kamëz, bëj segmentin aty të Dogana, në trafik, mbërrij në orën 8:30 në punë, nuk e di a i intereson zonjës Ministre se unë harxhoj 2 orë për të shkuar në punë”./abcnews.al/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...