Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në një takim me fërmerët është shprehur se ekziston një sfidë e hapur mes qeverisë shqiptare dhe fermerëve, duke e konsideruar si sfida e mentalitetit.
Ai theksoi se në bujqësi është e pamundur të shkosh larg, duke menduar për veten, por duhet një bashkim forcash me vullnet të lirë.
Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë shtoi se kur bëhet fjalë për sasi të vogla dhe fermerët janë të ndarë, grosistë i gjejnë “të përçarë”.
“Shqipëria punon dyfishin e tokës që punonte para 7-8 vitesh”, u shpreh ai.
Sipas tij, fakti i dytë që lidhet me të parin është trendi i rritjes së punimit të tokës, i cili dëshmohet te raporti i eksporteve dhe importeve.
“Deri ca vite më parë ne eksportonim 1 dhe importonim 7, sot është raporti 1 me 3. Ka më shumë prodhim vendas në tregun tonë, sepse ka më shumë toka të punuara dhe prodhim në tërësi”, tha kryeministri.
Rama ka njoftuar më herët se paketa e rezistencës sociale për fermerët, do të jetë 500 milionë lekë plus për naftën pa taksa, për një total prej 1.45 miliardë lekësh.
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...