Teksa protestuesit janë nisur nga qendra drejt kryeministrisë, policia ka marrë masa. Në dy pjesët anësore të kryeministrisë janë pozicionuar forca policie.
Disa prej tyre po qëndrojnë në pjesën e pasme të kryeministrisë. Në gatishmëri është edhe FSHN e cila është pozicionuar në afërsi të godinës së ministrisë së Brendshme dhe parlamentit.
Në dispozicion është vendosur edhe një autobot në rast se do të ketë goditje ndaj institucioneve.
Një orë para nisjes së protestës janë bllokuar të dyja hyrjet e bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Një pjesë e mirë e shtyllave të ndriçimit në bulevard janë bërë me graso për të penguar protestuesit që të ngjiten dhe të shkëpusin kamerat e sigurisë./abcnews.al
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën