Barcelona ka konfirmuar se Sergino Dest ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë dhe do të humbasë të paktën ndeshjen e së dielës kundër Real Madrid.
Dest mori lëndim gjatë fitores të së enjtes në Europa League kundër Galatasaray, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 2-1.
Tani Barça ka konfirmuar shkallën e dëmtimit, por ende nuk është dhënë një vlerësim se sa kohë do të mungojë.
MEDICAL NEWS | Tests carried out this morning on @sergino_dest have shown that he has a left biceps femoris injury. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/fcemL15Fl6
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 18, 2022
Raportet në Spanjë sugjerojnë se 21-vjeçari mund të mungojë për tre javë, që do të thotë se ai do të humbasë edhe ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League kundër Eintracht Frankfurt.
Lajmi vjen gjithashtu një goditje për Kombëtaren e Amerikës, e cila përballet me Meksikën, Panamanë dhe Kosta Rikën për kualifikimet e Botërorit në fund të muajit./Arbresh.info
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova