Në Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, sot është mbajtur sesioni informues lidhur me thirrjen e skemës së granteve “Grante për Gratë në Biznes” e cila është lansuar nga Socio-Projekti 2, thuhet në një komunikatë për media.
Ky sesion informues është udhëhequr nga ekipi i Socio- Projekti 2, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami.
Në këtë sesion informues të gjitha gratë dhe vajzat nga Mitrovica të cilat ishin pjesëmarrëse u informuan mbi projektin dhe procedurat e aplikimit për të përfituar në këtë grant, shkruan arbresh.info.

Nga ky takim është vërejtur interesim i madh i grave dhe vajzave, të cilat shprehën gatishmëri të hapin bizneset e tyre në sektorë të ndryshëm./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...