Rreth dy milionë ukrainas kanë shkuar në Poloni

09:52 | 18 Mars 2022
V. S.

Rreth dy milionë kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, sipas Agjencisë së Gardës Kufitare të Polonisë.

Të enjten, 52 mijë e 500 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Twitter, një rënie prej 11 përqind nga e mërkura. Kjo e çon totalin në 1.9 milion refugjatë, shkruan BBC.

Ndërsa që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm 7 mijë e 100 refugjatë kanë kaluar kufirin, sipas agjencisë./kk/

Të ngjashme