Vetëm një ndeshje është zhvilluar mbrëmë në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Një sfidë, por spektakli nuk ka munguar në Amway Center të Orlandos, ku Magic u mposhtë para adhuruesve të vet nga Detroit Pistons me 14 pikë epërsi 120:134.
Ka qenë një sfidë tejet interesante me shumë pikë të shënuara, por në fund Pistons morën fitoren pas katër disfatave radhazi.

Ishte basketbollisti amerikan Saddiq Bey më meritori për fitoren e Pistons me 51 pikë të shënuara, nëntë kërcime e katër asistime.
Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe Bagley me 20 pikë e 11 kërcime si dhe Stewart që shtoi 16 të tjera.
Tek skuadra vendase më efikasi ishte gjermani Franz Wagner me 26 pikë, derisa Terrence Ross shtoi 17 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...