Një oficer korrektues është prangosur sot, pasi dyshohet se lejoi futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin: B.R., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’, njofton policia.
I dyshuari, siç bën të ditur oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./arbresh.info/
LEXO EDHE
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit