
Gramoz Ruci, duke folur gjate punimeve te seances parlamentare ne te cilen ai eshte votuar si Kryetari i Kuvendit te Shqiperise./r/n/r/nGramoz Ruci, speaks during a parliamentary sessions in which he is elected the new Speaker of the Albanian Parliament.
Nëntë deputetë të grupit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, njohur ndryshe si mbështetës të Ish-Kryeministrit Sali Berisha, kanë bërë kërkesë për mbajtjen e një interpelance parlamentare me Kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve.
Kërkesa është firmosur nga Edi Paloka, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe 6 deputetë të tjerë dhe kërkohet të diskutohet mbi paketën e masave, rezervat e shtetit dhe rezervat e naftës në veçanti.
Pak orë më pas, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar një kërkesë për mocion.
Në kërkesën e grupit të PD-së, thuhet se duhet shqyrtuar me urgjencë marrja e masave dhe ndaj sipas nenit 98 të rregullores së Kuvendit, kërkohet mocion për debat dhe në përfundim, mund të propozohet miratimin i masave të veçanta.
Rritja e çmimeve, sidomos e çmimit të naftës, ka sjellë protesta të vazhdueshme në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Sot në orën 17:00 pritet të mbahet dita e shtatë e protestës para Kryeministrisë.
Kryeministri Rama ka marrë disa masa përfshirë indeksimin e pensioneve, naftë pa taksa për fermerët, ulje taksash për pagat si dhe kompensim të rritjes së çmimit për produktet e shportës.
Për shkak të protestave, qeveria u detyrua që të krijonte bord për karburantin, që përcakton periodikisht çmimin e naftës, ku nga 260 lekë për litër që ishte kur nisën protestat, sot nafta shitet me 211 lekë [1.69 euro] për litër. /Telegrafi/

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën