Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur sot kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, për siç thotë, nuk bëri asgjë për parandalimin e ngritjes së çmimeve apo që kjo të mos vërehet në xhepin e qytetarëve.
”Ju dhe kjo qeveri duhet të menaxhoni me kriza të tilla. Ju nuk po menaxhoni me ndërhyrjet e juaja. Ju kemi dëgjuar të krekoseni për rritjen ekonomike të vitit 2021. Por nuk mundesh me fole për diçka çka ke fitua, pa tregu çka ke humb. Sot ngritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Ajo çka po ndodhë me çmimet sot është frikësuese. Qeveria jonë nuk bëri asgjë”, tha Bajrami.
Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot po diskutojnë për rritjen e çmimeve./arbresh.info/
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...