Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka publikuar sot vendimet e fundit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve në Shqipëri.
Ibrahimaj shton se Bordi i Transparancës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë ose pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës ka vendosur të pasqyroj një ulje të lehtë të çmimit të karburanteve për periudhën 15 deri në 16 mars.
“Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës”, theksoi Inbrahimaj në facebook./arbresh.info/
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...