Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar sot të dhëna globale për raportin e çmimit naftës për një automjet të mbushur plot në krahasim me të ardhurat mujore të qytetarëve në vend.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave të qytetarëve shkon për ushqimet dhe ujin, ndërsa 25% shkojnë për karburant.
“Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!”, ka shtuar Tabaku.
Sipas nënkryetares së PD-së, paketa me shtatë pika e prezantuar nga qeveria “është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve”.
“Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!”, ka theksuar Tabak në facebook./arbresh.info/
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...