Sot, rreth orës 11:30 stacioni policor në Shtëprcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion inteligjent se në Shtërpcë një person posedon armë zjarri, thuhet në njoftim për media.
Policia e rendit së bashku me Njësinë e Hetimeve , nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet P.C (M/K) i moshës 34 vjeçar, dy pushkë ,një pajisje për pastrimin e armëve, një thikë dhe sasi të fishekëve të cilat më pas janë konfiskuar, shkruan arbresh.info.
Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe i cili është liruar për procedurë të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës