Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi maternitetin ku ajo duhej të lindte, ka mësuar Associated Press, transmeton arbresh.info.
Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar në botë, duke mishëruar tmerrin e sulmit.
Në video dhe foto pas bombardimit të spitalit në Mariupol të mërkurën e kaluar, gruaja u pa duke përkëdhelur pjesën e poshtme të barkut të gjakosur teksa shpëtimtarët e futën me shpejtësi nëpër rrënoja.
Gruaja u dërgua në një spital tjetër, më afër vijës së frontit, ku mjekët punuan për ta mbajtur atë në jetë. Duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj, thanë mjekët, ajo u thirri atyre: “Më vrisni tani”.
Timur Marin, një kirurg, tha se e gjeti legenin e gruas të shtypur dhe ijën të shkëputur. Mjekët e sollën foshnjën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi shenja jete, tha Marin. Më pas u përqendruan te nëna.
“Më shumë se 30 minuta ringjallje e nënës nuk dhanë rezultate,” tha Marin. “Të dy vdiqën”./arbresh.info/
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave