Pas eliminimit nga Champions League, tifozët e PSG janë shumë të zemëruar me ekipin, me Pochettinon dhe me Al-Khelaifi.
Me lojtarë si Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar që drejtojnë një ekip të mbushur me yje, vendi i parë në Ligue 1 duket të jetë i pamjaftueshëm për të shuar zemërimin e tifozëve për dështimin në Evropë.
Tifozët ultras të Paris lëshuan një deklaratë në të cilën “godasin” ekipin.
“Zhgënjimi i papranueshëm dhe i pashmangshëm që kishim frikë dhe parashikuam fatkeqësisht ka ndodhur,” fillon deklarata e lëshuar nga Collectif Ultra Paris.
“Si mund të keni një plan të vërtetë loje kur skuadra juaj nuk është gjë tjetër veçse një grup ‘yjesh’ që mezi plotësojnë njëri-tjetrin?
“Si mundet një trajner të jetë udhëheqësi i respektuar i dhomës së zhveshjes kur ai nuk është qartë vendimmarrësi i vërtetë?
“Si mund të rindërtoni një skuadër kur zëvendësuesit e përjetshëm mund të shohin me kënaqësi kontratat e tyre me paga kaq komode?”
Deklarata e Kolektivit vazhdon të kërkojë largimin e Al-Khelaifi, duke pohuar se: “Nasser Al-Khelaifi, është e qartë se ai nuk është njeriu për këtë detyrë. Situata aktuale e klubit kërkon riorganizim të plotë në të gjitha nivelet”, shkruajnë ultrasit e PSG-së.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...