Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ka gjetur këtë të premte golin e parë me fanellën e Sibenikut në Superligën e Kroacisë.
Sibenik është ndeshur me Lokomotiva Zagrebin, në takimin e vlefshëm për xhiron e 27-të në elitën e futbollit kroat ose siç njihet ndryshe 1. HNL.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Grezda, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Ky gol erdhi në minutën e 14-të, ku shqiptari shfrytëzoi një asistim të bukur nga Antonio Marin për të shënuar me kokë.
Por në pjesën e dytë Lokomotiva u kthye në lojë dhe shënoi katër herë për ta fituar ndeshjen me rezultat 4-1.
Njëri nga golat e Lokomotivës u shënua nga shqiptari Indrit Tuci.
Sibenik mban vendin e tetë në renditje me 26 pikë, ndërsa Lokomotiva është e pesta me 36 pikë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...