Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i ka kërkuar Serbisë, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj aleatit tradicional Rusisë për luftën në Ukrainë, të përafrojë politikat me Bashkimin Evropian nëse dëshiron të bashkohet me bllokun.
Annalena Baerbock tha të premten në kryeqytetin e Serbisë në Beograd se “ne të gjithë duhet të kemi një pozicion të qartë” mbi agresionin rus të Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin, tha Baerbock, filloi një “fushatë të paturpshme shkatërrimi” që synon “maternitetet, shkollat, shtëpitë (njerëzit)”, përcjellë euronews.
Ndërsa Serbia e ka kritikuar sulmin ndaj Ukrainës dhe ka votuar në Kombet e Bashkuara për dënimin e sulmit, Beogradi nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
E konsideruar historikisht një komb mik, Rusia mbetet e popullarizuar në mesin e serbëve, veçanërisht për shkak të mbështetjes së Moskës për kundërshtimin e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, të mbështetur nga Perëndimi.
Baerbock vlerësoi votën e Serbisë në OKB dhe ofertën për të pritur refugjatët ukrainas. Por ajo shtoi se “anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të thotë gatishmëri për t’u lidhur me pozicionet e unionit”.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se “Serbia ka një pozicion shumë të vendosur dhe të qartë” dhe nuk ka bërë “asgjë që do të dëmtonte Ukrainën”.
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...