Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën e vajit ushqimor “Floil”, në Gjilan, me ç’rast u takua me pronarin e kësaj fabrike, Berat Mustafa.
Kurti ka shkuar i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, ndërsa arsyeja e kësaj vizite është rritja enorme e çmimit të vajit në Kosovë.
Pronari i kësaj fabrike, duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Kurti, ka thënë se si pasojë e luftës në Ukrainë, po ndodh ngritja e çmimit të vajit, pasi nga ky shtet importohet lënda e parë e vajit.
“Kryesisht kemi pasur nga vendet tjera, po edhe nga Ukraina dhe tash atje është luftë dhe e ka ndalë Ukraina dhe tash po na njoftojnë se edhe Bullgaria e ka ndalë për shkak të mungesës në treg. Se Rusia është shteti i dytë i prodhimit të vajit të lule diellit shtrydhës, dhe këto dy shtete që janë në luftë, nuk ka vaj të mjaftueshëm dhe ka rritje të çmimit”, tha Mustafa, shkruan EO.
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...