Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.
Derbi i Anamoravës i gjen dy skuadrat në luftën për titull të kampionit, edhe pse Gjilani ka është pesë pikë para Dritës në vendin e dytë.
Ky është derbi i tretë këtë edicion mes dy skuadrave, pasi në dy të parët kishin fituar Gjilani me rezultat të pastër 0-2 dhe 1-0.
Drita synon të kthehet te fitoret në kampionat pasi në këtë sfidë vije pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, derisa Gjilani ka një ecuri të jashtëzakonshme prej 20 fitoreve pa humbje.
Dy trajnerët, Ardian Nuhiu i vendasve dhe Ismet Munishi i mysafirëve kanë publikuar tanimë emrat e futbollistëve që do ta nisin nga minuta e parë këtë super sfidë.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakçori, Namani, Jashari, Fazliu, Muja, Ajzeraj, Tahiri.
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Useini, Dabiqaj, Musolli, Kelmendi, Progni, Krasniqi. /Arbresh.info/

Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...
Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kë...