Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris pritet të arrijë më 9 mars në Poloni për të diskutuar me zyrtarët e këtij shteti pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që ka lufta në këtë rajon.
Gjatë udhëtimit të saj nga 9 deri më 11 mars, Harris do të vizitojë edhe vendin tjetër anëtar të NATO-s, Rumaninë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se agjenda e nënpresidentes në Varshavë dhe Bukuresht pritet të fokusohet në ndihmën ekonomike, humanitare dhe asaj të sigurisë për Ukrainën.
Polonia është duke iu ndihmuar rreth 1.2 milion ukrainasve që i kanë ikur luftës.
Shtetet e Bashkuara kanë rritur më shumë se dyfish prezencën ushtarake në Poloni – 9,000 trupa në total – javëve të fundit./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...