NATO ka një “përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”.
Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.
Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg theksoi se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”, raporton CNN.
“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes