Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në takimin me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se SHBA është e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën në aspektin ekonomik.
Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë angazhimet në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme kosovare që tërheq investime të huaja dhe krijon vende pune dinamike për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë të rinjtë.
Ndërkaq, Hajdari ka folur me Hovenier mbi objektivat e ministrisë që drejton, lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, turizmit, si dhe tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes./arbresh.info/
In my first meeting with Trade Minister Hajdari yesterday, reaffirmed the U.S. commitment to assist Kosovo in building a sustainable economy that attracts foreign investment & creates dynamic jobs for all Kosovan citizens, including youth. https://t.co/uRYl7FutPj pic.twitter.com/8qmBfX3RCR
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 8, 2022
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...