Të enjten me fillim nga ora 13:00, zhvillohet derbi i madh kosovar ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.
Ndeshja e xhiros së 24-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin e ndeshjes nga faqja zyrtare e Dritës në “Facebook”.
Ky është një lajm i mirë për tifozët e flaktë të të dyja skuadrave, “Intelektualët” dhe “Skifterat”, të cilët derbin mund ta shikojnë në stadiumin e qytetit.
Rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe, pasi një gabim i radhës i bardhekaltërve mund t’i lë ata përfundimisht jashtë garës për titull.
Në anën tjetër, kuqebardhët kërkojnë triumfin e radhës në derbi, duke pritur gabimin e Ballkanit për t’u rikthyer në pozitën e parë në elitën e futbollit kosovar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...