Është mbajtur manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, ku me këtë rast edhe është ndarë çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar.
Çmimi për mësimdhënësin e vitit i cili merr çmimin “Shaban Jashari” është ndarë për mësimdhënësen Merita Gashi nga Rahoveci.
Duke uruar për festën e 7 Marsit, ajo tha se dashuria me e mirë është ajo ndaj mësuesit.
“Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar se sot marr çmimin ‘Shaban Jashari’. Meritat dhe përulësit shkojnë për familjen Jashari. Respekt edhe për të gjithë dëshmorët qe dhanë jetën”, tha ajo Gashi.
E pranishme në këtë manifestim ishte edhe Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, duke thënë çdo ditë përkulen para mësimdhënësve për punën e palodhshme dhe përkushtimin e tyre./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...