Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka theksuar se miqësia midis Pekinit dhe Moskës është ende shumë e fortë pavarësisht dënimit ndërkombëtar për pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe thotë se Kina është e hapur për të ndihmuar ndërmjetësimin e paqes.
Pekini ka ecur në një litar të hollë diplomatik gjatë gjithë krizës, duke refuzuar ta dënojë aleatin e tij të ngushtë Moskën pasi vetëm muajin e kaluar shpalli një partneritet strategjik “pa kufij” midis dy vendeve, raporton AFP transmeton arbresh.info
“Miqësia midis dy popujve është shumë e fortë dhe perspektivat e bashkëpunimit në të ardhmen e të dyja palëve janë shumë të mëdha”, tha Wang në një konferencë vjetore për shtyp të hënën.
Por ai tha se Kina ishte “e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të kryer ndërmjetësimin e nevojshëm, kur është e nevojshme”.
Përndryshe, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha javën e kaluar se Kina duhet të ndërmjetësojë në bisedimet e ardhshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës pasi fuqitë perëndimore nuk mund ta përmbushin këtë rol./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...