Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz.
Abdixhiku tha se se sot në 24-vjetorin e Epopesë së UÇK-së shënohen tri data të rëndësishme të historisë së Kosovës.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars janë data të gravuara në themelet e lirisë dhe shtetit tonë. 24 vite më parë Drenica, Prekazi, familja Jashari u rrethuan nga forcat serbe. Ata mbrojtën pragun e shtëpisë së tyre dhe kështu mbrojtën dhe përpjekjen tonë kolektive për liri dhe çlirim. Dhanë një kushtrim të ri ngritjes sonë së përbashkët për çlirimin e madh. Kjo datë, kjo ditë, kjo epope është rikujtim për të gjithë ne. Sidomos për nevs në skenën politike se sa e shenjtë është përpjekja jonë për shtet, për atdhe e për liri. Prandaj e kemi një obligim moral që të vazhdojmë rrugën e nisur e shtruar nga ta”, tha Abdixhiku./arbresh.info/
Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin