Agjencia ruse hapësinore, Roscosmos, nuk do të dërgojë më motorë raketash të prodhuar nga Rusia në Shtetet e Bashkuara, tha kreu i Roscosmos Dmitry Rogozin në televizionin shtetëror, duke i dhënë fund një marrëdhënieje të gjatë midis prodhuesve të raketave amerikane dhe ruse, raporton CNN, transmeton arbresh.info.
“Sot ne kemi marrë një vendim për të ndaluar dërgesat e motorëve të raketave të prodhuara nga NPO Energomash në Shtetet e Bashkuara,” tha Rogozin, sipas faqes ruse të lajmeve TASS.
“Më lejoni t’ju kujtoj se këto dërgesa kanë qenë mjaft intensive diku që nga mesi i viteve 1990”.
TASS raportoi se ndalimi do të zbatohet për motorët RD-180 që fuqizojnë raketat Atlas V të United Launch Alliance (ULA) me bazë në SHBA.
Por drejtuwsi i ULA-s, Tory Bruno tha përmes Twitter-it se ULA ka marrë tashmë dorëzimin e RD-180-ve që i nevojiten në një afat të shkurtër dhe ai nuk parashikon që pasojat nga pushtimi rus i Ukrainës të kenë ndonjë ndikim në operacionet e ULA.
“Që nga sot, kishte plane për të ofruar 12 motorë shtesë RD-181 në 2022-2024 dhe u zhvilluan bisedime edhe me Shtetet e Bashkuara për dorëzimin e motorëve RD-181M me karakteristika të përmirësuara operacionale, por ne besojmë se në këtë situatë ne nuk mund të furnizojmë më Shtetet e Bashkuara me motorët tanë më të mirë”, tha Rogozin./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...