Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko ka deklaruar se qëndrimi i Rusisë për pavarësinë e Kosovës është siç tha ai “parimor dhe i qëndrueshëm dhe nuk ndryshon në varësi të ndryshimit të situatës në rajon apo jashtë tij’.
“Sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, ne jemi të qetë, duke ditur konsistencën e Beogradit, presidentit Aleksandar Vuçiq, qeverisë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit tuaj. Dhe marrëdhënia me Rusinë bazohet në interesin kombëtar të Serbisë. Për dallim nga Perëndimi, i cili ende po bën presion dhe vazhdon t’i kërkojë Serbisë diçka, ne nuk jemi dhe nuk po kërkojmë nga ju të mbani këtë apo atë pozicion, që në fund të fundit është qasja e përgjithshme e Rusisë, se secili vend duhet të vendosë në bazë të qëndrimeve të tij kombëtare”, tha ambasadori rus në një intervistë për Veçernje Novosti./kk/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend