Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndaj një fond për Ukrainën.
Në seancën e Kuvendit po pritet të miratohet një rezolutë për Ukrainën, Krasniqi tha se Kosova e di më se mirë çdo të thotë fjala refugjatë, raporton arbresh.info
“ Me këtë rezolutë, Kosova rreshtohet krahas demokracive evropiane e botërore. Ne vlerësojmë se Republika e Kosovës duhet të shkoj një hap më tej për të ofruar mbështetje për Ukrainën. Ne kemi kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndaj një fond të veçanti për Ukrainën. Ne bëjmë thirrje Qeveris që të ndërmarr iniciativë që në rast nevoje të ofroj strehe për Ukrainaset, sepse ne e dimë çdo të thotë refugjatë”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Kantoni i Valaisit ndan 10 milionë franga për viktimat e Cra...
Pas raportimit të Arbresh.info, pastrohen mbeturinat në rrug...
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu