Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës.
Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve policore të Fushë Kosovës, që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar: një revole e tipit TT, përcjell arbresh. info.
Personat e dyshuar :
-A.A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-U.A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e policor po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej. /arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...