Kanada ka vendosur të mbyllë portet e saj për anijet që janë në pronësi ruse, duke zgjeruar kështu sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Kanada ka marrë një sërë masash, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj presidentit rus Vladimir Putin, mbylljen e hapësirës ajrore kanadeze për avionët rusë dhe ndalimin e institucioneve financiare kanadeze që të merren me bankën qendrore ruse si pjesë e lëvizjeve të vendeve perëndimore për të izoluar Rusinë, transmeton portal arbresh.info
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për pushtimin e saj në Ukrainë”, ka deklaruar ministri i Transportit Omar Alghabra.
“Sot, ne po marrim hapa për të mbyllur ujërat dhe portet kanadeze për anijet në pronësi ose të regjistruara ruse. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime për të qëndruar me Ukrainën”, shtoi ai.
Kanadaja importoi mallra me vlerë 2.14 miliardë dollarë nga Rusia në vitin 2021, treguan të dhënat e Statistikave të Kanadasë, me metalet dhe mineralet ndër kategoritë më të vlefshme. Produkte të tjera përfshinin kimikate, plastikë dhe gomë./Reuters/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...