Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus të Ukrainës. Pro rezulutës kanë votuar 637 nga 676 deputetë, 13 ishin kundër dhe 26 të tjerë abstenuan.
Kjo rezolutë e dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, si dhe përfshirjen e Bjellorusisë, teksa i bën thirrje Moskës të pezullojë menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake dhe të tërheqë forcat dhe pajisjet ushtarake dhe paraushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës.
Po ashtu, nga Rusia kërkohet të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Rezoluta dënon gjithashtu vendet që e mbështetin Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe vlerëson mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë aleatë euro-atlantikë.
Parlamenti Evropian vëren me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të penguar proceset e tyre demokratike, thuhet në tekstin e rezolutës./rtk/
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...