UEFA i ka shkruar Milanit dhe Interit për t’i informuar se ata nuk kanë respektuar rregullat financiare.
La Gazzetta dello Sport shkruan se FFP nuk është stopuar në hetime në kundërshtim me disa supozime të bëra gjatë pandemisë, por përkundrazi rregullat do të rishkruhen deri në muajin maj dhe do të hyjnë në fuqi nga sezoni 2024/25 e tutje.
Edhe buxhetet e klubeve më të mëdha evropiane janë prekur padyshim nga COVID-19, por UEFA ka gjetur se rreth 30 skuadra nuk arritën të përmbushin parametrat e rregullit financiar dhe mes tyre janë Interi, Milani dhe Roma, të cilët tashmë kanë marrë një raport me shkrim për këtë qëllim, me Juventusin që pritet t’i bashkohet kësaj liste./Telegrafi/
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...